Amir Rrahmani: Ne jemi një vend i vogël, por kemi lojtarë cilësorë

Jeta në Napoli, përtej futbollit. Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i skuadrës të Napolit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit italian.

“Kam jetuar tre vjet në Monteruscello, kam jetuar sepse ishte një vend i qetë, ishte një vilë me pishinë. Që nga qershori i kaluar. Më pas u transferova në qendër të Napolit dhe jetoj në një apartament. Këtu kam mundësinë të përjetoj më shumë qytetin, të dal dhe të bëj pazar.

E ndjen barrën e të qenit kapiten i Kombëtares?

“Po, është përgjegjësi. Ne jemi një vend i vogël, kemi më pak se 2 milionë banorë, por kemi lojtarë cilësorë”.

Sa e vështirë ishte zgjedhja mes Shqipërisë dhe Kosovës?

“Kisha dyshime për këtë, nuk e dija sa e organizuar do të ishte federata kosovare, futbollin e kam filluar në moshën 8 vjeçare, edhe pse më pëlqente të luaja më shumë për argëtim me shokët e mi dhe jo në mënyrë konkurruese në një shkollë futbolli”. /rtsh/

Read Previous

Totti për Euro 2024: Italia është e fortë, ata kanë një trajner të madh

Read Next

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën, reagimi nga Kievi erdhi menjëherë