Amerika fonde, Gjermania tanke – Çfarë do të marrë Ukraina në ndihmat e radhës?

Një takim i shteteve anëtare të NATO-s po nxjerr detajet e para, rreth ndihmave që Ukraina pritet të marrë në vijim, ku vlerësohen në shumë të mëdha monetare dhe armatime.

Sipas detajeve të para, Ukrainës do t’i jepen:

-SHBA do të sigurojë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 250 milionë dollarë;

-Gjermania, Danimarka dhe Holanda do të furnizojnë Ukrainën me 77 tanke të tjera Leopard 1A5;

-Kanadaja do të dorëzojë një grup të madh motorësh për raketa të aviacionit të padrejtuar dhe 1300 koka luftarake për to;

-Gjermania do të dërgojë 12 njësi të tjera artilerie vetëlëvizëse Panzerhaubitze 2000 në Ukrainë. /Albanianpost.com

Read Previous

Pavel Durov: Themeluesi i Telegram thotë se arrestimi në Francë është ‘i gabuar’

Read Next

Çekia ka në plan të zëvendësojë furnizimet me gaz rus në vendet lindore të BE-së