Amerika dhe Franca bëjnë thirrje për shmangie të eskalimit në Liban dhe Iran

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Catherine Colonna, ministre e Jashtme e Francës, janë pajtuar për të kërkuar hapa që shmangin një konflikt më të gjerë në Lindje të Mesme.

Në një lidhje telefonike një ditë më parë të dy diplomatët kanë diskutuar mbi rëndësinë e masave për ta parandaluar zgjerimin e konfliktit në Gaza, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ata duan shtensionim në Bregun Perëndimor për të parandaluar eskalimin në Iran dhe Liban, raporton The Telegraph.

Kjo vjen përpara një udhëtimi të Blinken në Lindjen e Mesme, i katërti që prej  sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që eskalimi të shmanget më herët “veçanërisht në Liban” ku Izraeli po dyshohet se ka kryer sulme gjatë së martës dhe ka vrarë kreun e lartë të Hamasit.

/klankosova/

Read Previous

Policia bën thirrje që pos Merdarës, të shfrytëzohen edhe pikëkalimet tjera

Read Next

Chelsea ofron kartonin e Armando Brojës, si pjesë e marrëveshjes për yllin e Benficas