Ambasadorja e Izraelit sot në Kosovë, takohet me kryekuvendarin Konjuca

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, do të vizitojë sot Prishtinën. Ziv do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufcën.

Lajmin e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga zyra për komunikim e Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për takimin që do të mbahet në orën 14:00.

Izraeli ende s’ka hapur ambasadë në Republikën e Kosovës edhe pse tashmë mes dy shteteve janë vendosur raportet ndër-shtetërore pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Njohja e Izraelit kishte ardhur si rezultat i Marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Pas njohjes Kosova ka dërguar ambasadoren në Jerusalem.

/GazetaExpress/

Read Previous

Sveçla priti në takim lamtumirës Gjeneralin e NATO-s Jorg Ruter, flasin për sigurinë në Kosovë

Read Next

KB “Vëllaznimi” sonte e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të Play-Off