Ambasadori Zviceran ka vizituar K.R.U “Gjakova”

Ambasadori Zviceran në Kosovë, Thomas Kolly, ka bërë vizitë në Impiantin e Ujërave të Ndotura në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit, K.R.U “Gjakova”.

Ambasadori Kolly nën shoqërimin e përfaqësuesve nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

Ata u mirëpritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i K.R.U ”Gjakova” Ismet Ahmeti si dhe stafi menaxherial i kompanisë, ku u njoftuan nga këta të fundit rreth projektit të ITUN si dhe ecurisë së punimeve.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe  Kuvendi Komunal në Gjakovë, njoftoj kështu Kompania Rajonale e Ujësjellësit K.R.U “Gjakova”.

Gjithashtu bëhet e ditur se vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.

Read Previous

Policia jep detaje rreth arrestimit të personit që u prezantua rrejshëm si ministër

Read Next

SHBA: BE ta mbajë derën hapur për Ballkanin Perëndimor