Ambasadori Westerlund i kërkon Qeverisë miratimin e Projektkodit Civil

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar nevojën për kalimin e Projektkodit Civil, në fjalimin që ka mbajtur dje në hapjen e Javës së Krenarisë.

Westerlund ka theksuar edhe nevojën për strehimore për komunitetin LGBTQ+.

“Dje mbajta fjalën hyrëse në hapjen e “Prishtina Pride 2024”. Theksova nevojën për miratimin e kodit civil, njohjen ligjore të identitetit gjinor dhe nevojën për strehimore për LGBTQ+ në Prishtinë”, thuhet në postimin e tij në X.

Kundër këtij Projektkodi, kanë dalë disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. /GazetaSinjali/

Read Previous

Me aktivitete të ndryshme po shënohet Dita Botërore e Sportit dhe Ambientit në Kosovë

Read Next

Balla: E nxis AMP-në të forcojë bashkëpunimin institucional me SPAK-un