Sot për vizitë në Gjakovë konkretisht në biblotekën “Ibrahim Rugova”, qëndroi ambasadori hungarez Jozsef Bencze. Ai u prit nga kryetari i komunës Ardian Gjini si dhe drejtori i biblotekës Engjëll Berisha. Arsyeja e vizitës ishte dhurimi i donacionit me libra që tregojnë për historinë hungareze, për të cilat kryetari Gjini u shpreh falenderues.
Ambasadori Bencze tha se është i lumtur që ndodhet në Gjakovë, duke shtuar që lidhja që ka shteti i tij me Kosovën daton shekuj më parë.
Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu sërish dhe që u takova me mikun tim, kryetarin e juaj. Më vjen mirë që u pajtuam për këtë donacion librash që vjen pas vendosjes së pllakatës së albanologut hungarez Istvan Schutz këtu në Gjakovë. Ky nuk do të jetë bashkëpunimi jonë i vetëm.
Ndërsa për drejtorin e biblotekës Engjëll Berisha, ky kënd vetëm sa do e pasurojë biblotekën e Gjakovës.
Bashkëpunimi i radhës i komunës me Ambasadën e Hungarisë pritet të jetë një ekspozitë,që po mendohet të organizohet në vjeshtëështë thënë me këtë rast.