Ambasadori gjerman Rohde takohet me shefin e KOSTT-it

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, është takuar sot me shefin e KOSTT-it, Evatar Zeqirin.

Ai e ka quajtur këtë takim të frytshëm dhe sërish e ka përmendur rëndësinë e përfshirjes së veriut të Kosovës në punën e këtij operatori.

“Pata një takim shumë të mirë me Evatar Zeqirin, shefin ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [të energjisë elektrike të Kosovës]”, ka shkruar Rohde në Twitter.

“Theksova bashkëpunimin shumë të mirë me Gjermaninë dhe mbështetjen e gjatë të KFW-së në sektorin e energjisë”.

“Integrimi i veriut të Kosovës është i rëndësishëm për punën e qëndrueshme të operatorit”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Woelk: Qasja e BE-së ndaj Kosovës është e padrejtë

Read Next

​Kosova dhe Kanadaja zhvillojnë konsultime politike në Otava