Ambasada italiane në Kosovë, ka reaguar pas shpërthimit të mbrëmshëm në kanalin e ujit të “Ibër Lepencit”.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtarë në platformën ‘X’, thuhet se Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok.
Ndërsa tutje në reagim thuhet se ne Italia qëndronë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi.
“Italia dënon me vendosmëri sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar banesat vendase. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore për të kërkuar llogari përgjegjësit e këtij sulmi të poshtër’, thuhet në njoftim./reporteri.net/