Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë u ka bërë thirrje ministrave dhe kryetarëve që të lënë politikën anash dhe të ofrojnë ambient të sigurtë për të gjithë kosovarët.
Përmes rrjetit Twitter, ambasada potencon se të gjithë personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e shpërngulur kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ministra dhe kryetarë- ju lutemi të vini politikën anash d he trë bashkëpunoni për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri pa ngacmime dhe frikësime”, thuhet në deklaratë.
Kjo deklaratë nga ana e ambasadës erdhi pak ditë pas kthimit të banores Drgaica Gashiq e cila ka deklaruar se është përballur me kërcënime.
Madje, Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohet “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në këtë komunë.
Dyshohet se Dragica Gashiq është e padëshirueshme në Gjakovë për shkak se në kohën para luftës ka punuar në policinë serbe. Por, ajo ka theksuar se nuk i ka bërë keq askujt dhe se në polici ka punuar vetëm si pastruese.