Ambasada e SHBA-së: Miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur kurrë

Zyrat e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, më 8 prill të vitit 2008 ishin kthyer në Ambasadë.

Në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë thuhet se vendndodhja e përfaqësuesve mund të ketë ndryshuar por se miqësia dhe përkushtimi për Kosovën nuk është lëkundur kurrë.

“13 vjet më parë, më 8 Prill 2008, pasi Kosova fitoi pavarësinë e saj, zyrat tona u bënë Ambasadë. Teksa emri, vendndodhjet dhe ndërtesat tona mund të kenë ndryshuar, miqësia dhe përkushtimi ynë për Kosovën dhe kosovarët nuk është lëkundur kurrë”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës në rrjetin social Facebook.

Read Previous

Vitia: Kontingjenti i dytë me vaksina arrin maksimumi në fillim të majit

Read Next

Vitia: Vaksina AstraZeneca nuk ka pasur efekte anësore tek asnjë i vaksinuar në Kosovë