Ambasada e SHBA-së mbështet vendimin e Qeverisë për masat antiCOVID

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mbështetur masat antiCOVID të cilat janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada ka thënë se këto masa janë dëshmuar se kanë efekt në kontrollimin e përhapjes së coronavirusit.

“Masat parandaluese, si këto të prezantuara nga Qeveria, janë dëshmuar se kanë efekt në kontrollimin e përhapjes së COVID-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë është koha të kthehemi në gjërat themelore: mbani maskën, lani duart, mbani distancën. Të gjithë jemi bashkë në këtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Read Previous

Nagavci kërkon transparencë dhe respektim të meritokracisë nga menaxhmenti i UP-së

Read Next

Qazim Rrahmani dorëzon dorëheqjen nga pozita e zëvendësministrit në MFPT