Ambasada britanike: Të ruhet demokracia përmes mbështetjes së lirisë së medias në Kosovë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar është shprehur e shqetësuar nga rënia e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror gjatë dy viteve të fundit pas rezultateve të saj mbresëlënëse më parë.

Në reagimin e ambasadës thuhet se Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe të ruajë forcën e institucioneve demokratike, duke përfshirë sigurimin e një ambienti të lirë dhe të respektueshëm për gazetarët për të kryer punën e tyre jetike, dhe punën me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Sot ne shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit dhe riafirmojmë angazhimin e gjatë të Mbretërisë së Bashkuar për Lirinë e Medias.Një media e lirë dhe e pavarur është një komponent thelbësor i një demokracie të shëndetshme, që çon në stabilitet dhe prosperitet më të madh. Pa aftësinë e shprehjes dhe shpërndarjes së informacionit faktik dhe opinionit të lirë, nuk mund të ketë llogaridhënie dhe asnjë diskurs publik të informuar. Në të gjithë botën, ngacmimi i gazetarëve, veçanërisht grave gazetare, mbetet një sfidë për raportimin e lirë dhe të drejtë. Jemi thellësisht të shqetësuar nga rënia e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të RSF gjatë dy viteve të fundit pas rezultateve të saj mbresëlënëse më parë. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe të ruajë forcën e institucioneve demokratike, duke përfshirë sigurimin e një ambienti të lirë dhe të respektueshëm për gazetarët për të kryer punën e tyre jetike, dhe punën me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave”, thuhet në reagim. /KosovaPress/

Read Previous

Lëvizja FOL apelon për ruajtjen e pavarësisë së gazetarisë në Kosovë

Read Next

​Osmani në Malajzi: Kosova destinacion premtues për investime