Ambasada amerikane thirrje: Vaksinat janë të sigurta, vaksinohuni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga kjo ambasadë thuhet se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin.

“Me variantin vdekjeprurës Delta në rritje, vaksinimi është e vetmja zgjidhje. Kur jeni i vaksinuar nuk ka gjasa që të infektoheni me COVID-19, ose nëse ndodh do të keni simptoma më të lehta. Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Ndryshe, kujtojmë se të mërkurën në vendin tonë janë shënuar 221 raste të reja me coronavirus dhe një person ka humbur jetën. /Telegrafi/

Read Previous

Aksident i rëndë trafiku: Vdes 3 vjeçari, në gjendje të rëndë nëna

Read Next

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë