Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë

Ambasada amerikane në Kosovës, është duke bërë përgatitjet për të festuar 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve.

Në postimin e ambasadës, thuhet se çdo detaj nga përgatitjet pasqyron përkushtimin e tyre për të nderuar frymën e lirës që e përkufizon këtë komb.

‘‘Shiko magjinë teksa ndodh! Vullnetarët tanë janë duke u përgatitur për festimet e 249-vjetorit të Pavarësisë. Nga zbukurimet dhe përgatitja e ushqimeve të shijshme, deri te sistemimi i tavolinave – çdo detaj pasqyron përkushtimin tonë për të nderuar frymën e lirisë që përkufizon kombin tonë. #249VjetPavarësi’’, ka shkruar ambasada.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Cakolli: Kryesuesi Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare

Read Next

Edi ​Rama: S’kemi qenë kurrë më afër anëtarësimit në BE