Alvaro Morata në Milan?

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata raportohet se do të rikthehet në Itali.

Sipas medieve italiane, AC Milan është afër marrëveshje me reprezentuesin e Spanjës.

Morata, i cili më parë ka veshur fanellën e Juventusit, duket se sezonin e ardhshëm do të vishet kuqezi.

“Milan është gati të nënshkruajë me Alvaro Morata dhe të përmbushë kërkesat e tij për pagën. I takon Alvaro-s të vendosë nëse dëshiron të bëjë lëvizjen pasi klauzola e tij e lirimit është 13 milionë euro”, shkruajnë mediet italiane.

Ndryshe, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone thuhet se insiston që ta mbajë në skuadër spanjollin.

Megjithatë, lojtari duket se është afër transferimit në ‘San Siro’. /RTKLive/

Read Previous

Angli – Zvicër, formacionet zyrtare

Read Next

Zelensky: Duam të dyfishojmë aftësitë e mbrojtjes ajrore