Aliu me apel për qytetarët: Drejtoni me kujdes makinat

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit,

Ministri Aliu ka shpërndarë një video të ministrisë që udhëheq me mesazhin “Ndal Shpejtësinë! Jo Jetën e të tjerëve, dhe tënden!”.

“Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit!Si shoferë, ne mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Shpejtësia shkakton aksidente të rënda, prandaj duke drejtuar me kujdes dhe duke respektuar rregullat, rrugët tona bëhen më të sigurta për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

/rtk/

Read Previous

Zinedine Zidane në stolin e Bayern Munich?

Read Next

Sulejman Vokshi, luftëtari i paepur dhe themeluesi i Lidhjes së Prizrenit