Albin Kurti: Në Kosovë ka liri të shprehjes dhe të mediave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh i bindur se në Kosovë ka liri të shprehjes dhe të mediave.

Sipas tij, rënia e lirisë së mediave në “Reporterët Pa Kufij” duhet të përmirësohet nga vetë mediat duke punuar me profesionalizëm.

Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, tha se LVV-ja e ka hequr politikën dhe pushtetin nga mediat.

Siç tha ai, para se LVV-ja të ishte në pushtet, pushteti dhe media ishin së bashku.

“Është për keqardhje rënia e thellë në indeksin e Reporterët Pa Kufij. Në Kosovë, jam i bindur nga jetesa e përvoja e përditshme që në Kosovë ka liri të shprehjes dhe të mediave. Në raportin e pulsit publik të UNDP-së, krahasuar me vitin 2021, qytetarët e Kosovës besojnë se liria e shprehjes dhe liri e shprehjes së mediave është rritur në 12 përqind. …Ky është indeksi që duhet ta përmirësojnë mediat. Ajo që Qeveria ka bërë e ka hequr politikën dhe pushtetin nga mediat. Para nesh pushteti në media ishin së bashku, madje edhe në festa e pushime. Ne e hequr financimin e pushtetit ndaj medias për të mos ndikuar në to”, tha Kurti.

Sipas tij, në Kosovë mediat janë të lira por megjithatë tha se janë të gatshëm për investime në përgjithësi por jo financime në veçanti te ndonjë media.

“Gjendja ku kanë rënë edhe në rënie të besimit në publik, është jo pasojë e ndikimit të Qeverisë por e kontrollit të pronarëve dhe mungesës së profesionalizmit… ne mund ta zbatojmë lehtë si Qeveri profesionalizmin, të gjitha trajnimet që janë të nevojshme, të gjitha mësimet e shkollimet e larta që janë pjesë e dezinformimit, të informimit profesional ne jemi të gatshëm të financojmë por nuk krijojmë marrëdhënie të drejtpërdrejt me media të caktuara e emra të përveshëm gazetarësh, redaktorësh, pronarësh apo kryeredaktorësh”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

​Kurti: Brukseli ta bëjë planin e anëtarësimit të rajonit pa Serbinë

Read Next

Kurti: Duam qeveri normale, jo të përkohshme e as të tranzicionit