Albin Krasniqi shpallet lojtari më i mirë i javës së 22-të në Superligën e Kosovës

Futbollisti i Ferizajt, Albin Krasniqi, është shpallur më i miri i javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke e fituar çmimin “Ylli i Javës”.

Albini u vlerësua për paraqitjen e shkëlqyeshme që pati në fitoren tejet të rëndësishme dhe me peshë të Ferizajt ndaj Dritës me rezultat 2:1.

Ai ishte asistues në të dy golat e ferizajasve dhe plot kreativitet gjatë tërë ndeshjes, pasi të gjitha aksionet niseshin prej tij.

Dëshmia më e mirë se Krasniqi ishte më i miri është edhe statistika se ky lojtar ka vrapuar plot 12 kilometra në këtë ndeshje.

Pas marrjes së këtij çmimi, Krasniqi është shprehur i lumtur për vlerësimin por edhe për faktin që skuadra e tij po kalon në formë shumë të mirë në stinorin pranveror.

“Ky çmim është shumë i rëndësishëm për mua sidomos në këtë moment kur dihet pozita në renditje në të cilën gjendet skuadra ime. Por, më gëzon fakti se jemi në një seri pozitive dhe Ferizaj nga ndeshja në ndeshje po tregon lojë të mirë”, tha Albin Krasniqi.

“Grupi është i motivuar dhe të gjithë bashkërisht po luftojmë në secilën sfidë për ta arritur objektivin tonë – mbetjen në Albi Mall Superligë. Këtë çmim ia dedikoi bashkëlojtarëve, shtabit teknik, kryesisë dhe tifozëve, pasi secili prej tyre e ka vendin e rëndësishëm në këtë seri pozitive”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Luan Tabaku, Skender Kapra dhe Edmond Cana. /Albanianpost.com

Read Previous

Aksidenti i autobusit, autoritetet: 6 të plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spital

Read Next

Gjakovë – Po zhvillonin gara të shpejtësisë, Policia e Kosovës shqipton 5 gjoba dhe pikë negative