Albena Reshitaj, e vetmja e AAK-së që shkon në Kuvend për zgjedhjen e presidentit

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka arritur në Kuvendin e Kosovës.

Ajo është e vetmja që përkundër deklaratës së kreut të partisë, Ramush Haradinaj ka vendosur të shkojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Reshitaj është parë ndër të fundit deputete që ka arritur në Kuvend.

Seanca për zgjedhjen e presidentit ka filluar dhe në sallë për momentin gjenden 82 deputetë. /Telegrafi/

Read Previous

​Osmani përshëndetet me deputetë, e veçon Pacollin

Read Next

Juventusi barazon në derbi me Torinon, rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve