Albanologët shqiptarë në konferencën në Nju-Meksiko për gjuhët e rrezikuara

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) përfaqësohet në Konferencën e 26-të vjetore për Gjuhët e Rrezikuara në Nju-Meksiko (SHBA), që po mbahet aktualisht (2-4 nëntor).

Tematika e këtij viti lidhet me rolin qendror të komunitetit lokal, që komuniteti të mund të ndërtojë vetë politikat për rigjallërimin e gjuhës në rrezik dhe politikat për vijimin e gjuhës. Në këtë konferencë, merr pjesë me kumtesë, Edmond Cane, studiues nga QSPA, me temë mbi arbërishten, “Kapacitete ndërtuar mbi bazë të dijes dhe ekspertizës – sa të rëndësishme janë për mbijetesën e gjuhës?”.

Deri tani, konferencat e zhvilluara kanë prekur shumë vende në të gjitha kontinentet, dhe në këtë kuadër Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka zhvilluar Konferencën Ndërkombëtare “Gjuhët e Rrezikuara dhe Diaspora” të mbajtur në Tiranë më 16-19 dhjetor 2021, në bashkëpunim me Fondacionin për Gjuhët e Rrezikuara (Foundation for Endangered Languages, FEL), ku edhe janë trajtuar disa nga temat më të prekshme mbi rrezikun që i kanoset gjuhës së diasporës në përgjithësi dhe arbërishtes në veçanti./Kultplus/

Read Previous

Moti sot

Read Next

Alarm në 18 rajone të Italisë për stuhi