Albana Koçiu: Shqipëria shkruan kapitujt e rinj të historisë drejt Europës

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu uroi sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, duke e cilësuar 28 Nëntorin si një ditë që bashkon kujtesën historike me përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.

Përmes një videoje të publikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë, Koçiu iu referua simbolikës së flamurit kuqezi dhe rrugëtimit të Shqipërisë ndër vite, nga shpallja e Pavarësisë deri te aspirata për integrimin europian.

“Nga një copëz pëlhure e kuqe, mbi të cilën u qëndis ëndrra e një kombi, te një Shqipëri që sot shkruan kapitujt e rinj të historisë së saj. Me amanetin e brezave që na paraprinë dhe përgjegjësinë për brezat që do të vijnë, drejt Europës që kemi zgjedhur si shtëpinë tonë të përbashkët”, shkruan Koçiu.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! E bukur, e lirë dhe gjithmonë krenare”, përfundon mesazhi i Koçiut.

114-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare, në kujtim të 28 nëntorit 1912, kur në Vlorë u shpall Pavarësia e vendit. /ATSH/

Read Previous

Protestë kombëtare në Tiranë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Read Next

Meloni përplaset me Zelenskyn, shkak operacioni ukrainas në Libi