Begaj uron 114-vjetorin e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale nga Vlora.

Begaj ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët, duke bërë thirrje që kjo ditë historike të shërbejë si frymëzim për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë për të ardhmen e vendit.

“Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114 vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve! Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë. Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”, ka shkruar Begaj. /GazetaSinjali/

Read Previous

Policia e Kosovës: 66 aksidente dhe 2073 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Read Next

Vlora e vitit 1972 në fotografitë arkivore të ATSH-së