VIDEO | Krerët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, duke vënë në pah edhe aspiratën e vendit për integrim në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përcjellë urimin e tij për këtë festë, duke e lidhur 114-vjetorin e Pavarësisë me synimin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.
“Mirëmëngjesi dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, ka shkruar Rama. /GazetaSinjali/

