Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë urojnë Ditën e Pavarësisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë uruan sot popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.

Në mesazhet e urimit drejtuar homologut shqiptar, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, diplomatët e huaj shprehin mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orbán u shpreh se Hungaria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Tone Kajzer u shpreh se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

“Po punojmë së bashku për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, u shpreh ministri slloven.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman, theksoi se Kroacia dhe Shqipëria ndajnë një miqësi të gjatë, një partneritet të fortë brenda NATO-s dhe një angazhim të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të sigurt dhe të qëndrueshëm.

“Kroacia mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit evropian të Shqipërisë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Rroftë miqësia shqiptaro-kroate!”, u shpreh ai në mesazhin e urimit. /ATSH/

Read Previous

Mourinho: Liga e Kampionëve ka të bëjë me detajet

Read Next

Protestë kombëtare në Tiranë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”