Izolimi i popullsisë gjatë pandemisë ka shtuar problematikat shëndetësore edhe tek fëmijët. Organizata Botërore e Oftamologjisë ngre alarmin për rritjen e shpejtë të numrit të të vegjëlve të prekur nga miopia. Qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe koha e gjatë mbi telefona ose ekrane të e tjerë digjitale janë shkaku i miopisë së shtuar tek fëmijët.
Prej disa muajsh në poliklinikën Qendrore në Tiranë është hapur shërbimi i Orthoptikës. Ky specialitet, pjesë e okulistikës, identifikon anomalitë e syve kryesisht në moshat pediatrike. Strabizmi ose devijimi i shikimit nga njëri sy dhe ambliopia, syri dembel siç e quajnë mjekët, janë problemet më të shpeshta tek fëmijët e vegjël.
Mjekët tregojnë se kur duhet të nisin kontrollet e para të syve në moshat pediatrike. Shërbimi i Orthoptikës ka nisur depistimin e fëmijëve në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës për të identifikuar dhe korrigjuar problemet që në moshë të hershme.
• Çfarë është Miopia?
Miopia ndodh kur syri rritet shumë nga përpara në anën e pasme. Në vend që të përqendroni imazhet në retinë – indin e ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e prapme të syrit – thjerrëzat e syrit përqendrojnë imazhin para retinës. Njerëzit me miopi kanë shikim të mirë afër por shikim të dobët në distancë.
/a2cnn/tvSyriVision/