Aktualisht janë vaksinuar 55 mijë qytetarë të Kosovës

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anit-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetarë, e vetëm sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona, ndërsa mbi 500 janë vaksinuar në nivel vendi.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimi po shkon shumë mirë.

Dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e mori edhe Fatlije Reccica e cila tha se ka rreth dy javë që kishte pritur për tu ftuar për vaksinim.

E shumë të moshuar të cilët nuk po arrijnë të regjistrohen në “E-Kosova” nuk po u mohohet vaksinimi.

Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë arritën më 28 mars 2021, i pari që u vaksinua ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa, imunizimi i qytetarëve aktualisht po vazhdon të bëhet me 38 mijë dozat AstraZeneca të cilat iu dhuruan Kosovës nga COVAX-i. Ndërsa, rikujtojmë që Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për blerjen e vaksinave. 

Read Previous

9 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 160 nën asistim të oksigjeno-terapisë

Read Next

“KEK-ut”, “Trepçës”, “Postës” dhe “Infrakosit” u janë miratuar bordet e reja