Aktivizohen sirenat në Izrael

Ushtria izraelite pretendon se ka pritur një raketë të lëshuar herët sot nga Jemeni, ndërsa sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në zona të shumta në gjithë vendin.

Sipas një deklarate të ushtrisë, pritja ka ndodhur në agimin e së dielës, por nuk specifikohet se cilat zona ishin në shënjestër ose nëse ka pasur ndonjë dëm.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga grupi Houthi i Jemenit mbi deklaratën izraelite.

Bëhet e ditur se Houthit kanë intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit që kur ushtria izraelite rifilloi sulmet ndaj Gazës në mars pas dy muajsh armëpushim të paqëndrueshëm.

Që nga nëntori i vitit 2023, grupi ka synuar gjithashtu anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Raportohet se gjatë konfliktit janë vrarë më shumë se 57.300 palestinezë. /telegrafi

Read Previous

Musiala mungon gjatë pas thyrjes së këmbës

Read Next

Mblidhen sot në Brazil udhëheqësit e BRICS-it