Aktivitetet sportive përmirësojnë dukshëm shëndetin tuaj

U mblodhën për një qëllim të përbashkët. Femra nga mosha 16 deri në 65 vjeqare u bënë pjesë e aktivitetit fizik dhe meditimit. Ishte organizata She Inspires që filloi në qytetin e Gjakovës këtë organizim me qëllim të sensibilizimit për shëndetin fizik dhe mental. Organizatorja, Jehona Lluka tha se fokusi kryesor është mirëqenia e këtij komuniteti.

Aktivitetet fizike luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Instruktorja Zana Roka Sahatqija e cila është edhe fizioterapeute me profesion tha se dita-ditës është rritur interesimi i gjinisë femrore për ushtrime.

Njëra nga pjesëmarrëset tha se prej se ka filluar të merret me aktivitete fizike ndihet shumë mirë dhe cdo ditë ka energji pozitive.

Pilates, Yoga apo çfarëdo lloj aktiviteti sportiv që bëni ndikon dukshëm në përmirësimin e shëndetit, rrit fleksibilitetin, largon stresin, dhe relakson mendjen.

Read Previous

Shala: 81% e stafit të spitalit “Isa Grezda” janë të imunizuar me dy dozat e vaksinës anti-covid

Read Next

Osmani: Pa asnjë hezitim pranova kërkesën për strehimin e afganëve