Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për shitblerje të narkotikëve, sekuestrohen mbi 428 gramë drogë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K., nën dyshimin për përfshirje në shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se deri më 5 qershor 2026, në Gjakovë, në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes, kanë poseduar dhe shpërndarë lloje të ndryshme të narkotikëve, duke ua shitur ato personave të ndryshëm. Shitjet, sipas Prokurorisë, janë dokumentuar përmes masave të fshehta të hetimit, përfshirë edhe blerjet e simuluara.

Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë. Sipas Prokurorisë, substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje.

Katër të pandehurit akuzohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i pandehuri i parë, me inicialet M.K., akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

—

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Gjakovë, 16 nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se të pandehurit me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K. më parë e gjerë më datë 5 qershor 2026 në Gjakovë, në bashkëveprim dhe me qëllim të shitjes, kanë poseduar dhe shpërndarë substanca narkotike të llojeve të ndryshme, duke ua shitur ato personave të ndryshëm. Shitjet janë dokumentuar përmes masave të fshehta të hetimit, përfshirë blerjet e simuluara.

Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë. Substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje.

Më këto veprime të pandehurit me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K. në bashkëveprim kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragraf.2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu i pandehuri i parë me inicialet M.K. ka kryer edhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragraf.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Gjakovë

/tvsyrivision/

Read Previous

Figo sfidon Infantinon në FIFA? Zbulohen prapaskenat në UEFA