Aksioni në veri, Hoxha: Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar grupin terrorist

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se është zhvilluar një aksion në veri të vendit ku ka rezultuar me gjetjen e një arsenali armësh.

Hoxha, në një konferencë të jashtëzakonshme për meida së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është duke u intervistuar një person, i cili ka qenë pjesë e vetë Policisë së Kosovës.

Ai ka shtuar se hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar grupin terrorist.

“Pas informacioneve të pranuara nga qytetarët dhe nga AKI-ja, ka kryer një operacion në rrethiën e Zveçanit, repsketivit në afërsi të urës të hekurt, ka pjesa e Rudarës. Dhe gjatë batisjes janë gjetur këto sasi armatimesh, pajisje luftarake, antiplumb, dhe gjëra të tjera. Të cilat dyshohen se janë vendosur dhe lëën atje nga grupet kriminale terrorist. Sic tha edhe ministri me qilim të sulmit të institucioneve të Kosovës dhe rrezikimit të qytetarëve të kësja ane. Po ashtu më qëllim të krijimit të pasiguri dhe një situatë të pazakonshme të sigurisë në këtë pjesë. Policia ka arritur ta kryej me sukses operacionin.

1588 municione fishek, 10 armë të gjata, 62 copë shokbomba 1,5 kg eksploziv, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, 33 karikatorë, 7 maska, 1 gaz maskë, 1antiplumb, 1 uniformë e ushtrisë serbe, 10 uniforma të policisë së Kosovës. Policia do vazhdojë hetimet për të zbuluar grupin terrorist, një person është duke u intervistuar, i njëjti ka qenë pjesë e policisë së Kosovës”, Hoxha, nga veriu i vendit./dukagjini.com/

Read Previous

​Konfiskohet sasi e madhe e armatimit në veri, AKI informoi Policinë

Read Next

Gjetja e arsenalit të armëve në veri, sasia e konfiskuar dhe deklaratat e ministrit Sveçla e drejtorit Hoxha