Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një makine golf 5 në magjistralen Gjakovë-Junik-Pejë.
Vetura e policisë ka përfunduar jashtë rrugës, duke pësuar kështu disa dëme materiale.
Në anë tjetër të rrugës ka përfunduar vetura e një civili.
Në vendngjarje përveç njësive policore është edhe kamioni i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të lënduar.
Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re në lidhje me këtë ngjarje.