Aksidentohet një autobus në Turqi, tetë të vdekur

Një autobus është aksidentuar në Afyonkarahisar të Turqisë, ku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 35 të tjerë janë lënduar.

Mësohet se autobusi që u aksidentua po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit, ndërsa bëhet e ditur se shoferi ka humbur kontrollin mbi mjetin, Anadolu Agency, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar një numër i madh autoambulancash. zjarrfikësit dhe policia.

E të lënduarit nga ky aksident janë dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta.

Read Previous

1303 gjoba trafiku të shqiptuara në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Inter – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për Derby della Madoninna