Aksidentohet një autobus me një multikultivator në Istog, lëndohet një person

Një person ka marr lëndime trupore pasi një autobus dhe një multikultivator janë aksidentuar sot rreth orës 12:15 në fshatin Cërrce të komunës së Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, vozitësi i multikultivatorit është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:15, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Cërrcë, komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një multikultivatori. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.

/Telegrafi/

Read Previous

Me sa vjet burgim mund të dënohet polici që vrau me skaf 7-vjeçaren në Himarë

Read Next

F.C “Liburni” pezullon përkohësisht aktivitetin sportiv, shkak padrejtësitë në ndeshjet e fundit