Aksidenti në Kroaci/ Shoferi i autobusit mbrohet në heshtje, nesër pritet vendimi për të

Dukagjin Lyta, shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me dhjetë viktima në Slavonski Brod, në Kroaci, u mor në pyetje sot nga Zyra e Prokurorit të Shtetit kroat.

Zëvendësprokurori për qarkun e Slavonski Brod, Franjo Kopuniq, tha se Lytës i është caktuar një avokat, sipas detyrës zyrtare dhe se ai është mbrojtur në heshtje.

“Nuk e morëm mbrojtjen e tij. Do të merret një vendim mbi hetimin. Pas kësaj do të propozohet paraburgimi, mbi të cilën do të vendoset nesër”, tha ai para gazetarëve.

Pasi përfundoi intervistimi i tij, shoferi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Shoferi i autobusit do të dalë sërish para Prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për masën e tij të sigurisë.

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, prë nderë të këtyre viktimave./GazetaSinjali

Read Previous

Nga 2.406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Read Next

Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi