Aksidenti me autobus në Bullgari, dy nga të mbijetuarit nesër arrijnë në Maqedoni

Nesër do të nis kthimi për në Maqedoni të Veriut i të mbijetuarve në tragjedinë e rëndë në Bullgari. Fillimisht do të kthehen dy të mbijetuarit e parë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se nga spitali në Sofje është informuar që deri më 1 dhjetor do të duhet të lëshohen për në vendlindje të 7 pacientët të cilët i mbijetuan tragjedisë.

Osmani po ashtu tha se pritet që nga mesi i javës së ardhshme të përfundojë edhe procesi i identifikimit të kufomave dhe të organizohet transporti i tyre për në Maqedoninë e Veriut.

Osmani shtoi se Ministria e Jashtme do të organizojë transportin e veçantë të kufomave, ndërsa potencoi se do ketë takim me familjarët e tyre për të parë cilat janë pritjet dhe kërkesat.

Read Previous

iPhone do të ‘zhduket’ pas 10 vitesh, do të zëvendësohet nga teknologjia AR

Read Next

KOSTT: Kosova vazhdon ta furnizojë veriun me rrymë