Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje trenash në Greqinë veriore të martën në mbrëmje, ndërsa dhjetëra persona janë lënduar.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili ka shprehur ngushëllime për tragjedinë në Greqi ku një tren është aksidentuar duke lënë të vdekur 36 njerëz.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se populli grek është në lutjet tona.
“Është zemërthyer të zgjohesh me lajmin për përplasjen e tmerrshme të trenit në Greqinë qendrore mbrëmë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. 🇽🇰 qëndron me 🇬🇷 gjatë kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar ai.
Ngushëllime ka shprehur edhe presidentja, Vjosa Osmani, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se nuk ka informacion që ndonjë shqiptar ka qenë pasagjer në atë tren.
/GazetaSinjali/