Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Sot rreth orës 14:30 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Skenderbeu” në Gjakovë, ku nga një automjet ishte goditur një biçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima (ngasësja e biçikletës) femër e moshës madhor është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në raport. /tvsyrivision/