Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gasper Karaqi në qytetin e Gjakovës.
Sipas policisë, të përfshira në aksident janë dy automjete dhe shkaku është shpjtesia, ky aksident është vetëm me dëme materiale, pa të lënduar.
Deri te aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit Audi ka tentuar të hyj në lagjën “Ali Ibra” ndërsa vetura e tipit BMW e cila ka qenë në shpejtësi e ka goditur atë nga mbrapa, vetur kjo e cila është tërhekur nga vendi i aksidentit me automjetin bartës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal dhe me rastin po merren organet kompetente.