Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatinë Mejë në Gjakovë.
Sipas Policisë së Kosovës, përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për tre persona të lënduar.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin “Isa Grezda”. Në një prononcim për TV Syri, Dr. Ilir Hasanaj, mjek në emergjencë, ka bërë të ditur se gjendja e tyre është stabile.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Sot rreth ores 08:00 në fshatin Mejë në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për tre persona lënduar trupore. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë: