Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:00, në fshatin Dragobil të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona.
Deklarata e plotë e policisë :
“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar njëri rëndë është derguar në QKUK. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.”
/tvsyri/