Aksident trafiku, në aksin rrugor Gjakovë – Deçan

Sot me datë 01.05.2022 pas orës 11:00 në aksin rrugor Gjakovë – Deçan, në afërsi të qendrës tregtare “ETC” ka ndodhur një aksident komunikacioni me të lënduar.

Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshurai derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin dhe duke marrë veprime të pasigurta, e në pamundësi të shmangies së aksidentit, e godet veturën në pjesën e parme anësore .

Si pasojë e këtij aksidenti përpos dëmeve materiale në të dy automjetet, po ashtu dy drejtuesit e veturave si dhe një pasagjere kane pësuar lëndime trupore, dhe me auto ambulancë janë dërguar në Spitalin rajonal “Isa Grezda” ndërsa ku njëri vozitës rezulton me frakturë në hundë dhe më pas është hospitalizuar ne repartin kirurgjik për tretman të më tujteshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, dhe me urdhër te tij rasti shkon në procedurë te rregullt.

Read Previous

Vaksinimet e rregullta për fëmijët janë të sigurta dhe efektive

Read Next

​Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër-Bajramin