Rreth orës 19:05 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
Njoftoj për Mediumin Syri, Sheremet Elezaj zëdhënësi në DRP Gjakovë.