GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Gara e MotoGP në Katalunjë të dielën është ndalur dy herë për shkak të aksidenteve.
Por aksidenti i pari ishte shumë i frikshëm.
Ngasësi Alex Marquez në xhiron e 12-të e humbi kontrollin dhe u përplas në mur.
Ai u largua me shpejtësi me ambulancë dhe u dërgua në spital. Motori i Marquezit u shkatërrua, ndërsa të përfshirë në këtë aksident ishin edhe Raul Fernandez dhe Fabio Di Giannantonio.
Stafi mjekësor i garës ka thënë se të gjithë ngasësit ishin me vetëdije pas përplasjes, ndërsa gjithçka nisi nga Pedro Acosta.
Mediumet në Spanjë kanë raportuar se Alex Marquez është i vetëdijshëm por është ndalur në spital për teste të tjera mjekësore.
Gara më pas vazhdoi me renditjen e ngasësve që ishte pas xhiros së 11-të. Me të nisur gara pati tjetër përplasje, ku u përfshinë Johann Zarco, Francesco Bagnaia dhe Luca Marini.
Zarco është dërguar në spital për të tjera testime po ashtu.
Këtë garë në Barcelonë e fitoi Di Giannantonio./koha.net