Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, përfshihen tri vetura

Në orët e pasdites ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor, në të cilin janë përfshirë tri vetura.

Sipas Policisë së Kosovës nga aksidentin nuk pësuar lëndime ndonjë qytetar, përveç dëmeve materiale që u janë shkaktuar veturave.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se aksidenti ka bërë që të krijohen kolona të gjata, porse është intervenuar në lirimin e rrugës.

“Ndërkohë që është krijuar kolona në rrugë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka liruar rrugën për qarkullim dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci 

/Reporteri/

Read Previous

Price: ”Një Kosovë e shëndetshme dhe e pavarur është partner i fuqishëm për ShBA-në”

Read Next

Dy viktima dhe 535 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri