Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, te rrethi në afërsi të kazermës së FSK-së.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.

“Rreth orës 09:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha ajo. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Haxhiu: Do të hapim 100 pozita për noterë, përfshirë edhe në komunat me shumicë serbe

Read Next

Zyrtari amerikan në Kosovë, ambasada: Të nderuar me vizitën e tij