Aksident në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë

Rruga “Gaspër Karaqi” ka qenë lokacioni ku mbrëmë ka ndodhur një askident trafiku, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar katër persona si dhe dy makinat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar dëme materiale.

Këtë lajm për TV Syrin, e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës :

Në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, rreth orës 02:20 është pranuar informatë për aksident trafiku.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një me targa të vendore, ndërsa tjetra me të Shqipërisë), ku përveç dëmeve materiale është raportuar për katër persona të lënduar.

Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.

Read Previous

Kurti pas deklaratës së O’Brien: Marrëdhëniet me ShBA-në nuk janë duke u rrezikuar

Read Next

Shqipëria miqësore me Suedinë, FSHF tregon orën se kur luhet ndeshja