Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë- Prishtinë, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Kliçinë.

“Rreth orës 06:50, në magjistralen Pejë – Prishtinë, në fshatin Kliçinë ka ndodhur një aksident trafiku. Policia ka dal në vendin e ngjarjes. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit në Pejë”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se pas tretmanit mjekësorë të gjithë janë liruar, pa lëndime serioze. /Telegrafi/

Read Previous

MASHTI: Do të pranohen 50 asistent për nxënësit me nevoja të veqanta arsimore në Gjilan e Gjakovë

Read Next

KRM ”Çabrati” pastron deponinë ilegale në rrugën “Megzon Boshnjaku” ose ndryshe te Zidi i Sadik Agës