Me datë 26.05.2021 rreth orës 18:00 ne rrugën “Uashington”i ne-Gjakove ka ndodhë një aksident trafiku me automjet civil dhe një biçiklist me dëme dhe lëndime të rënda të një personi.https://www.syri-vision.tv/
Sipas zëdhënësit të Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, “deri te aksidenti kishte ardhur, nga pa kujdesia e të dyshuarit (vozitësi i automjetit) i cili kishte qenë duke ngasur automjetin në rrugën Anton Qeta , dhe kur arrin në udhëkryq me rrugën “Uashingtoni,” nga pakujdesia kyqet në udhëkryq në mënyrë të pa sigurt duke ja marrur përparësinë ngasësit të biçikletës ,si pasojë me pjesën e parme të automjetit të tijë e godet në pjesën anësore të anës së djathtë biqiklistin , i cili ishte në rruge me përparësi kalimi, nga goditja përplaset në tokë dhe pëson lëndime të rënda trupor e (fraktur në këmbën e majtë), për shkak te lëndimeve i lënduari ndalet në repartin Ortopedik për shërim te mëtejshëm . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.” tha Xhurkaj për TV Syri.https://www.syri-vision.tv/