Aksident mes tri veturave dhe kamionit në magjistralen Prishtinë-Gjilan

ILUSTRIM

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion”.

“Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë Borovci.

Ai tutje ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Telegrafi/

Read Previous

Largohet billbordi ilegal në Zveçan, Sveçla: Këto imazhe nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë

Read Next

Osmani: Me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian